ObserverKult ua sjell disa thënie nga Gabriel Garcia Marquez:
– Problemi me martesën është se përfundon çdo natë pas aktit të dashurisë dhe duhet të rindërtohet çdo agim përpara vaktit të mëngjesit.
– Nuk do t’i këmbeja kënaqësitë e vuajtjes sime për asgjë në botë.
– Nuk është e vërtetë që njerëzit ndalojnë së ndjekuri ëndrrat kur plaken, ata plaken sepse ndalojnë së ndjekuri ëndrrat.
-Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta ne na jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet.
-Kur të vdes, të vetmen keqardhje do ta kem është nëse në vdekje nuk do të ekzistojë më dashuria.
– E nesërmja nuk është e sigurt për askënd, i ri apo i vjetër. Sonte mund të jetë e fundit herë që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë.
– Askush nuk i meriton lotët e tu, por ai që i meriton ata, nuk do të të bëjë të qash.
– Kam zbuluar për kënaqësinë time, se është jeta, jo vdekja, ajo që nuk ka kufij.
– Asnjë ilaç nuk mund të shërojë atë që s’mund ta shërojë lumturia.
– Një burrë e kupton kur plaket, sepse ai nis t’i ngjajë babait të tij.
ObserverKult
Lexo edhe:
KJO ISHTE TRONDITJA QË SHKAKTOI DALJA NË KINEMA E FILMIT “THE GODFATHER” NË VITIN 1972