Lidhja e gjakut nuk është apriori një kontratë e përjetshme.
Unë gjithmonë kam menduar se marrëdhëniet më të vështira njerëzore janë marrëdhëniet midis familjarëve. Shpesh ndodh që i marrim për të mirëqena dhe kësisoj mendojmë se nuk është e nevojshme të ‘investojmë’ kohë dhe përpjekje ekstra, enkas për to.
Nga Silvana Kola Loka
Shpesh mendojmë se, duke qenë marrëdhënie gjaku, nuk mund të ndërpriten kurrë e kësisoj mund të sillemi me njëri-tjetrin si të na vijë për mbarë.
Dhe pikërisht me këtë mendim, me mendimin “Unë me ty flas pa dorashka fare se e di që unë do jem gjithnjë motra/vëllai/prindi/fëmija yt!” ne harrojmë se njeriu që kemi përballë, përpara se të jetë motra/vëllai/prindi/fëmija ynë, në të vërtetë është një qenie më vete, vetëm e vetes së vet. Dhe si i tillë edhe ai ka nevojë për kohën tonë të dedikuar atij, për t’ia njohur thelbin e për t’ia dashur dhe përkujdesur që të mos mpaket.
A e mendojmë ndonjëherë sa shumë kohë e përkujdesje shpenzojmë për jofamiljarët tanë! Sepse e dimë se marrëdhënia njerëzore ka nevojë për ‘ushqim’.
E si arritëm në përfundimin se marrëdhënia mes familjarëve mund të mbijetojë “në kushtet e urisë”?!
ObserverKult
==================
Lexo edhe: