Ju ftojmë të ndiqni këngën “Thërrime dashurie”, kënduar nga Marsela Çibukaj me tekst të Rozana Radit dhe muzikë të Adrian Hilës.
Të fala unë njëherë,
Të fala unë sa herë,
E dashur vetja ime, ku po shkon?
E hedhur si monedhë,
E vogël e pavlerë,
E zbrita frikën time në stacion.
Do më falësh, por do t’jem e fort këtë here,
Do të qaj sapo të mbyllet ajo derë.
Më ke dashur apo si?
Çfarë më dhe në jetë e di,
Ca thërrime dashurie.
Isha vetëm dhe me ty,
Më lexo tani në sy,
Të kam grisur fije- fije.
Ah moj zemër si s’ma dije,
Më ke dashur apo si,
Çfarë më dhe në jetë e di,
Ca thërrime dashurie.
Ai troket në derë,
Ta hap dhe këtë here,
E dashur vetja ime, mos guxo!
Më hodhi si monedhë,
Nuk qesha asnjëherë,
E zbrita frikën time në stacion.
Do më falësh, por do t’jem e fortë këtë here.
Do të qajë sapo të mbyllet ajo derë.
Më ke dashur apo si?
Çfarë më dhe në jetë e di,
Ca thërrime dashurie.
Isha vetëm dhe me ty,
Me lexo tani në sy,
Të kam grisur fije- fije .
Ah moj zemër si s’ma dije.
Më ke dashur apo si,
Çfarë me dhe në jetë e di,
Ca thërrime dashurie.
Ah moj zemer si s’ma dije .
Ca thërrime dashurie …
ObserverKult
Lexo edhe:
NË GJAKOVË NIS EDICIONI I PARË I FESTIVALIT TË KULTURËS SHQIPTARE “DITËT E SHQIPTARIT”