Nga Marsi Zefi
Ndonjëherë…
Ndonjëherë ndjehesh vetëm, e as vetë nuk kupton ku ke gabuar. Vetëm mes një grumbulli të stërmadh njerëzish që të rrethojnë.
Të gjithë ata që ti doje shumë, krejt papritur janë larg. Afër… por larg!
Ke nevojë të të kërkojë dikush ndonjëherë. Pret një telefonatë, një mesazh nga ata që thellë brenda teje e di se nuk do ta marrësh kurrë.
Dhe kështu ndodh.
Ke nevojë të ndalësh hapin një çast, të kuptosh çfarë ndodh nëse ti nuk rend?
A vjen kush pas teje? Pyetja që ti as guxon t’ja bësh vetes se përgjigjen e di mirë. Në mendje njëmilion pyetje të tjera të turbullojnë…
Lodhesh duke kuptuar, duke pranuar, duke përtypur. Brenda teje betejë e fortë, me veten. Klith dhe shan të gjithë me të gjithë fjalët që kurrë nuk ua the edhe pse e meritonin.
Të gjitha dyshimet që nuk i kapërdive dot asnjëherë e rastet që bëre sikur s’kuptove. Heshte, që mos t’i humbasësh.
Por, sot njerëzit i humb thjesht duke i dashur!
ObserverKult
Lexo edhe:
“LASGUSH PORADECIN E SOLLËN NGA SPITALI ‘TË VDEKUR’, POR PAS CA ORËSH U NGRIT NGA ARKIVOLI”