Martin Camaj: Kam shikimin tand në shpirt

Kam shikimin tand në shpirt dhe melodinë e pavdekshme të gjakut në pasion. Freskia mëngjesore dhe bari i lagun fryjnë zemrën time të zgjueme nga prania jote në të.

Kam shikimin tand në shpirt
dhe melodinë e pavdekshme
të gjakut në pasion.
Freskia mëngjesore
dhe bari i lagun fryjnë
zemrën time të zgjueme
nga prania jote në të.

Kam shikimin tand në shpirt.

Filli i zanit tand
depërton gjymtyrët e mija
dhe trajtat tua rrijnë
të pashlyeme
në bebzat e syve të mij,
që lahen për të parën herë
në jetë
në këtë mëngjes me diell.

ObserverKult

—————————

Lexo edhe:

KADARE TAKOHET ME MBESËN E MARTIN CAMAJ, KUJTON MOMENTET E TAKIMIT TË PARË MË CAMAJN

Shkrimtari, Ismail Kadare, ka takuar Vera Camajn, mbesën e një tjetri njeri të rëndësishëm të letrave shqipe, Martin Camajt.

Kadare risolli kujtimin e takimit të tij të parë me Camajn në tetor të vitit 1981 në Frankfurt, ku kishin pasur një shkëmbim të shkurtër por të këndshëm.

“Kam pasur fatin ta takoj për herë të parë Martin Camajn, në tetor të vitit 1981, në Frankfurt. Pas mbarimit të një konference shtypi, m’u afrua një burrë i pashëm, i cili, pasi më foli shqip, tha emrin e vet: Martin Camaj. E njihja, pa dyshim, nëpërmjet revistës “Shejzat” të Koliqit dhe atij iu bë qejfi që ia thashë këtë. Biseduam një copë herë në këmbë, midis zhurmimít të zakonshëm te një mjedisi të tillë”, thoshte Kadare.

Martin Camaj është një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë.”

Tekstin e plotë e gjeni KETU