Martin Camaj: Ky âsht dimni ynë, e Mira

martin camaj deshta
Martin Camaj

Poezi nga Martin Camaj

Dhija e egër la alpet
dhe u ul në luginë për dy kafshata bár
e gjet krizantemat në borë.

Ky âsht dimni ynë, e Mira.

Flaka në kaminin e vjetër skuq fletët
e bardha të kartës së panjollë:
të gjitha sendet, të bardha, shkojnë
e vijnë tue u sjellë në nji karosel
të bardhë dhe blerimi i trupit tand
mban pezull deshirat e linduna
në avullin e florës mes xhamave.

Ky âsht dimën i gjatë, e Mira.

Gjuetari tremb dhinë e egër
dhe krizantemat mbulohen me velin
e borës së re, e Mira,
si gacat e mbrame të votrës
me hijen e duerve t’ûnshme për ngrohje.

ObserverKult


Lexo edhe:

NË ÇDO VARG E RRESHT TË SHKRIMTARIT E POETIT MARTIN CAMAJ FRYMON SHQIPËRI

Ministria e Kulturës e Shqipërisë ka përkujtuar ditëlindjen e shkrimtarit, poetit dhe albanologut, Martin Camaj.

“Është një rastësi e bukur që ditëlindjet e disa prej emrave të shquar të letrave shqipe janë pikërisht tani në korrik, në Muajin e Bibliotekës”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Kujtuam dje ne ditën e tij të lindjes, Martin Camajn, këtë shkrimtar, poet e albanolog, në çdo varg e rresht të të cilit frymon Shqipëri”, thekson ajo.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


“MARTIN CAMAJ NUK USHTROI KURRË AKTE SPIUNAZHI, JA PSE NUK ERDHI MË KURRË NË SHQIPËRI”

Analisti Frrok Çupi ka komentuar në studion e emisionit “Provokacija” debatin publik për etiketimin e Martin Camajt dhe Ernest Koliqit si bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja të inteligjencës.

Çupi tha se ato që janë shkruar për këto dy figura nuk janë të vërteta. Ai tha se dokumenti nuk ka as firmën dhe as shkrimin e Martin Camajt, por shtoi se edhe po të faktohej kjo gjë, sërish dokumenti është bosh.

Ai rrëfeu edhe takimin me Camajn në Gjermani, dhe arsyen pse ai nuk vinte më në Shqipëri.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult