Poezi nga Martin Camaj
Po s’erdhe ti,
vien nata.
Më kujtohet dita jonë
-rreze mes gjetheve në pyllë.
Hera, kthe përsëri aty
kun a zuni nata.
Po s’erdhe ti,
vien nata.
Kur të zbardhen majat e alpeve
pres zanin tand
te dita jonë.
Po s’erdhe ti,
vien nata.
ObserverKult
Lexo edhe:
MARTIN CAMAJ: KOLIQI NUK I FRIKËSOHEJ VDEKJES DONTE KOHË PËR TË PUNUAR
E randë dhe e vështirë asht edhe për mue barra që po më bie të shkruej për këtë humbje shi në këtë vend ku Ernest Koliqi shtjelloi për tetëmbëdhjetë vjet tema gjithfarësh shoqnore, frymëdhanëse të artit dhe përtrijse të kulturës shqiptare. Kjo peshë lehtësohet kur me bindje thom: zemra s’e mban, por as arsyeja s’duron të flasim për vdekje: vetja e Koliqit e paisun me vlera të nalta njerëzore, si poet e dijetar, i gjithanshëm, i hapun kah jeta me krahë gjiganti, gjallnon; vepra e Tij e madhe flet gjithnji, si bazë komplekse e nji testamenti shpirtnor, fillue në vjetet tridhetë dhe e pandërpreme deri në ditët e fundit.
Koliqi si gjithë njerëzit e zgjedhun dhe në nji pikpamje i dashunuem prej fatit, i vetëdishëm i vlerës së vet, nuk frikësohej nga vdekja. Ai fliste te e vona për këtë shkëputje vetëm kur ankohej se “për shkak të kohës” po i mbetet pa sosë kjo ose ajo vepër.
Do të më mbesë edhe i pashlyeshëm kujtimi se si profesor Koliqi shprehej mbi ardhmëninë madhshtore të popullit shqiptar, sepse besonte ngulshëm në cilësitë pozitive dhe të jashtzakonshme të shqiptarit.
Kishte edhe besim se breznitë e ardhshme do t’ia njihnin, ndoshta ma tepër se bashkëkohorët, thelbin e koncepcioneve të Tij.
Për të mbrojtë tezën e zhvillimit të lumnueshëm të Shqipnisë e të vlerave fisnike sidomos para ma të rijve binte arsyetime të shumta, shfaqë aty këtu edhe në faqet e kësaj reviste në këto vjet e fundit…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU