Gjergj Jozef Kola: Dashunia jonë nuk ka të ngjashme…

Dashunia jonë nuk ka të ngjashme,
se na të dy jena lulemolla të lidhuna afër
e sa herë fryn era na shpërndan nëpër dete
e aty kthehena në anije të vogla, me ne sipri
nisena nëpër brigjet e botës.

Se dashunia jone nuk ka të ngjashme
prekjet ma të fuqishme të saj
janë nji hanë e argjend që rrëshqet
mbi gjijtë e ujnave e krijon anije të tjera
prej andrrash, me ne mrenda në përkundje.

Sa herë e thërras emnin tand ai bahet nji re
e pafund prej lulemollash e mbulon horizontin
se na te dy i kena rranjët në qiell e aty mbjedhim
vedin sa në nji rrymë në tjetrën e bahena fruta.

Ndoshta vjen nji kohë e nji ditë qe ka me jetue me ne.