Martin Camaj: Vendit tem

martin camaj deshta
Martin Camaj

Kur të vdes le te bahem bar
në malet e mija në pranverë,
në vjeshtë do të bahem farë.

Kur të vdes le të bahem ujë
e fryma eme avull,
në fusha do të bie si shi.

Kur të vdes le të bahem gur
në skajin e vendit tem
të qindroj në kufi.

ObserverKult

——————————————————————————————————

Kam shikimin tand në shpirt dhe melodinë e pavdekshme të gjakut në pasion. Freskia mëngjesore dhe bari i lagun fryjnë zemrën time të zgjueme nga prania jote në të.

Lexo edhe:

“MARTIN CAMAJ KA QENË FIGURË E SHQUAR E LETRAVE SHQIPE, TË CILIN E KA PATUR FRIKË SISTEMI”

Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula në një intervistë për ATSH foli për figurën e Martin Camajt, si një prodhimtar i madh, një personalitet i shkencës dhe sesi sistemi komunist ndjehej i frikësuar prej tij.

Sula fillimisht deklaroi se me krijimin e Autoritetit të Dosjeve, nga qeveria Rama për kurimin e së shkuarës, “është matur pritshmëria e publikut për institucionin ku rreth 70% e publikut të pyetur ka interes të drejtpërdrejtë për t’u njohur me dokumentacionin e Sigurimit të Shtetit”.

Vetë fakti se publiku ka ardhur në mënyrë të vazhdueshme, ka aplikuar, që kërkesat vijnë në rritje, që studiuesit përherë e më shumë kërkojnë materiale, që institucionet po kërkojnë përherë e më shumë informacion për zyrtarët kandidatë për pozicione publike, na bëjnë optimist se puna e institucionit tonë është mirëpritur”, u shpreh ajo.

Në lidhje me hapjen e dosjeve pa lustracion dhe se çfarë pritet me ndryshimet e reja ligjore, Sula tha se janë disa qasje të ndryshme që vende të ndryshme kanë ndërmarrë për të përballur trashëgiminë e regjimeve diktatoriale dhe sistemeve totalitare.

Në disa vende, lustracioni ka ndodhur i bashkuar me informimin. Por në fakt këto praktika më vonë kanë treguar se nuk kanë qenë shumë të suksesshme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult