Martin Scorsese: Kinemaja nuk po “vdes”, vetëm po transformohet

Regjisori amerikan Martin Scorsese në Festivalin e 74-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlinale në Berlin, gjegjësisht në konferencën e mbajtur ka dhënë opinionin e tij për gjendjen aktuale të kinemasë.

Kur u pyet nëse kinemaja mund të vdes, Scorsese tha se ai preferon të mendojë për industrinë si “transformuese”.

“Unë nuk mendoj se po vdes fare, jo. Mendoj se po transformohet”, tha Scorsese.

Por sipas tij teknologjia po ecë me hapa shumë të shpejtë.

“Teknologjia ka ndryshuar kaq shpejt, në një farë kuptimi e vetmja gjë që mund të mbash është zëri individual. Zëri individual, duhet të them, mund të shprehet në TikTok ose mund të shprehet në një film 4 orësh ose në një mini-serial 2 orësh”, tha tutje ai.

Por edhe përkundër nga kërcënimi i mundshëm të AI, Scorsese tha se ne nuk duhet “të lejojmë që teknologjia të na frikësoj”.

“Mos u bëni skllav i teknologjisë – le ta kontrollojmë teknologjinë ne vetë dhe ta vendosim atë në drejtimin e duhur,” tha ai.

Sipas tij drejtimi i duhur është nga zëri individual, në vend të diçkaje që thjesht konsumohet dhe hidhet larg. / variety.com

ObserverKult


Simona Vinci
Simona Vinci

Lexo edhe:

NËSE S’DO TA KISHA PASUR KËTË DASHURI…

Poezi nga Simona Vinci

Nëse s’do ta kisha pasur këtë dashuri, kurrë s’do ta kisha njohur dashurinë,
i them vetes.
S’do të kishte asnjë kujtim që mund të më lëndonte kaq në thellësi.
Ndoshta, thjesht, do kisha vazhduar të mos dija kurgjë për dashurinë.
E, përkundrazi, diçka di.
Di që kalon. Di që mbaron.
Që zhgënjen. Që mashtron.
Që gërryen. Që avullon.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


besim zymberi

BESIM ZYMBERI: PO DESHE NJË FILLIM TË RI… MUA MË KE ATY

Dua të pi sonte, të dehem
Të çirrem, të bërtas
Dhe thellë vetes me zjarr t’ i kthehem
T’mos shoh më kurrë pas

Dua sonte, i vetëm të pi
Ku s’më sheh kush, diku
T’i flas botës pastaj: ç’bëre ti
Që nuk më pe këtu

Dua të pi sonte, të bëhem tapë
Dhe dhembjet t’i lë pas
Të mos vë re as ditë as natë
Dhe as trishtim e gaz

Gotë pas gote, plot një fuqi
Qiellit t’i flas në sy
T’i them: po deshe një fillim të ri
Mua më ke aty

Dua gotë pas gote të ngre
Një fuçi të tërë plot
Dhe mes drithmash që i kam nga dje
Të nis një tjetër botë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult