“Maskohet” vajza e Banksyt

Murali i artistit Banksy, “Vajza me timpan te shpuar” (The Girl with the Pierced Eardrum), është përditësuar gjatë periudhës së koronavirusit. I është vënë një maskë e kaltër në fytyrë.

Murali, i ngjashëm me “Vajza me një perlë në vesh” e artistit holandez Johannes Vermeer por me një alarm sigurie në vend të perlës, është realizuar në vitin 2014 në një mur të ndërtesës në rrugën ku është shtëpia e artistit në qytetin Bristol, në perëndim të Anglisë.

Nuk është bërë e ditur nëse Banksy, identiteti i të cilit ende mbahet sekret, apo dikush tjetër, ia ka vendosur portretit të tij maskën prej materiali.

Murali i ri i përditësuar nuk është shfaqur në faqen e artistit në Instagram, ku ai zakonisht i ka publikuar veprat e tij të cilat i ka realizuar.

Por virusi COVID-19 tashmë e ka inspiruar artistin.

Javën e kaluar në vend që të dalë në rrugë, ka zbuluar një skenë të zbukuruar me minj të vizatuar duke vepruar në mënyrë të pakontrolluar në banjë. Ishte një reflektim i këshillave të Qeverisë britanike për të qëndruar në shtëpi.

“Gruaja ime e urren kur punoj në shtëpi”, ka komentuar ai në fotografi./koha