Massimo Bisotti
I dua njerëzit që dinë të duan. Ata mbajnë veshur një petk të bukur, të thurur me grepin e shpirtit.
Të tillët ua dhurojnë këtë petk të tjerëve, pa e kontrolluar masën e tij më parë… Sepse dashuria nuk provohet; ajo vishet direkt.
I lindur në Romë, Massimo ka studiuar letërsi, luan në piano dhe kompozon muzikë. Është dashamirës i letërsisë, psikologjisë, filozofisë orientale, në veçanti i kulturës Zen.
Ai thotë se ka filluar të shkruaj që fjalët e tij të shërojnë plagë dhe të mbyllin plagë.
Moto të Massimo janë: Shpenzoni veten pa rezervë dhe jepni atë që mundeni. Pra jepni nga ajo që jeni. Gjithashtu, udhëtoni nëpër rrugët e shpirtit, por pa shkuar kundër zemrës. Të jesh kundër zemrës tënde është më shkatërruese sesa të jesh kundër zemrave të të tjerëve.
Përgatiti: T.K/ ObserverKult
Lexo edhe:
COELHO: PUNË E MADHE QË JU KANË REFUZUAR, MENDONI ÇKA DO BËNI TUTJE?
Paulo ishte i dobët fizikisht. Sipas biografisë ishte “fizikisht shumë i dobët dhe i shkurtër”. Ai kishte një pseudonim – Pele – që do të thotë “ngordhalaq”. Me këtë nofkë thirreshin ata që ngacmoheshin gjithmonë nga shokët e klasës. Duke pasur dobësinë e tij fizike, Paulo e kishte të vështirë të fitonte respektin e bashkëmoshatarëve të tij.
Megjithatë, ai zbulon se pavarësisht dobësisë fizike, ia doli të fitonte respektin e tyre. Si? “Duke ditur gjëra që nuk i dinte askush tjetër. Duke u treguar atyre histori që asnjë nga bashkëmoshatarët e tij nuk kishte lexuar. Kjo ishte një mënyrë për të fituar respekt”- kujton ai.
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU
ObserverKult