Lehtë është me ra n’dashni, veç ku dreqi me gjetë personin e duhun!

dashuria e vërtetë

Nëse ndesh në llojin e dashurisë së çmendur, mbërtheje me të dy duart, e dreqi i hëngërt pasojat. (Ken Follett)

Dashuria e vërtetë shpesh ngatërrohet me fluturat në stomak, që sinjalizon tërheqjen e parë.

Ndërkohë që “ngacmimi i fluturave në stomak” mund të jetë ndjenjë argëtuese, ajo gjithashtu mund të jetë edhe ndjenjë ankthi. Ju do ta pyesni veten nëse ajo mund të jetë, ose jo, një dashuri e vërtetë.

Si ndihet dashuria e vërtetë?

Në një marrëdhënie dashurie të vërtetë, ju dhe partneri juaj do të respektoni kufijtë e njëri-tjetrit, sepse e kuptoni që kjo është ajo që ju duhet të dyve, në mënyrë që të ndiheni të sigurt.

Dashuria duhet të jetë autentike. Dashuria e vërtetë është atëherë kur ndjen se je i mbrojtur brenda hapësirës së përbashkët të marrëdhënies suaj, emocionalisht, fizikisht dhe mendërisht.

Në thelb, dashuri e vërtetë do të thotë që ju keni një përkushtim të pathyeshëm dhe të pashembullt për partnerin tuaj dhe e merrni nga tjetri ndjesinë e njëjtë.

Në vazhdim ObserverKult ju sjell disa thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm:

adrian arial e dashurisë

– Dashuria është dhuratë e pamerituar. Madje, pikërisht dashuria e pamerituar është prova e dashurisë së vërtetë. /Milan Kundera

-Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është gjetja e personit që do ta shkaktonte atë./ Bertrand Russell

– Sado e rrallë të jetë dashuria e vërtetë, gjithnjë më e rrallë është miqësia e vërtetë. /François de La Rochefoucauld

-Dashuria është e vetmja gjë në botë që bëhet më e madhe kur ndahet me dikë. /Nënë Tereza

-Të duash do të thotë ta vendosësh lumturinë tënd në lumturinë e dikujt tjetër./ G.W.von Leibnitz

-Dashuroni, dashuroni; gjithçka tjetër është hiç. / La Fontaine)

– Kush dashuron vërtetë, bëhet hero e poet për një buzëqeshje, për një fjalë, për një shenjë të personit që dashuron. /Hemann Hesse

– Vetëm ai që dashuron pa shpresë e njeh dashurinë e vërtetë. /Pablo Neruda

-Një person bëhet i pjekur në momentin kur fillon të dashurojë pa kërkuar dashuri në këmbim… / Osho

– Dashuria e vërtetë duke qenë e pafundme dhe e amshuar, nuk mund të mbarojë përveçse në amshim. /Aldous Huxley

– Që dashuria është gjithçka, është e vetmja gjë që dimë për dashurinë. (Emily Dickinson)

– Dashuria e madhe, dashuria perfekte, është vetëm iluzion. është ëndrra që të gjithë ëndërrojmë, por në realitet nuk ekziston. /Greta Garbo

– I vetmi ndryshim mes një flirti dhe dashurisë së përjetshme është se flirti zgjat më shumë. /Oscar Wilde

Përgatiti: U.V/ ObserverKult

Lexo edhe:

RREGULLAT E LUMTURISË! ÇKA DUHET BËRË PËR TË QENË I LUMTUR?