
Me testimin e gjuhës së huaj dhe dhënien e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë, maturantët ndajnë mendime te njëjta për sa i takon shkallës së vështirësisë.
Të pyetur nga RTSH ata shprehen se zotërojnë më mirë gjuhën e huaj për shkak të njohurive krahasuar me gjuhën amtare.
“Për mua është gjuha angleze dhe e kam shumë më të thjeshtë për ta zhvilluar,” shprehet një prej maturantëve.
Ndërsa një tjetër i ri tha se: “Për mua më e thjeshtë është gjuha frënge, sepse gjuha shqipe ka dhe letërsinë që është e ndërlikuar.”
“Provimi i gjuhës shqipe nuk është i thjeshtë, por as shumë i vështirë nuk është. Provimi i gjuhës së huaj për mua është më i lehtë,” shprehet një maturante, duke e krahasuar me provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë.
I pyetur enkas për këtë, gjuhëtari Emil Lafe nuk është kundër zotërimit të gjuhës së huaj, sidomos anglishtes, por sqaron me shembuj ndikimet që ka tek gjuha shqipe.
“Kudo ku të vesh nëse di anglisht është njëlloj sikur e di dhe gjuhën e vendit, sepse gjithmonë do të gjesh njerëz që dinë anglisht, por gjuha e huaj është gjuhë e huaj dhe gjuha amtare është gjuhë amtare. Ndaj duhet që të kemi më shumë respekt për gjuhën tonë, sepse gjuha amtare shqipe është si një ‘zonjë mikpritëse’, por dhe si një ‘zonjë e rëndë në shtëpinë e vet’. Nuk kemi nevojë për ato fjalë të huaja që përdoren pa nevojë. Duhet të kemi shumë kujdes që anglishten ta mësojmë mirë me thellësi dhe jo në mënyrë të sipërfaqshme,” u shpreh gjuhëtari Emil Lafe për RTSH.
Ky ndikim i pashmangshëm mbetet ende çështje komplekse, edhe prej efekteve që sjell globalizmi në gjuhë dhe kulturë.
ObserverKult
Lexo edhe: