Sabit Rrustemi: Ti je më shumë se një ëndërr

sabit rrustemi

Derisa nuk të kisha afër
të shihja e të ndjeja si një ëndërr

Kur arrita të të prekë
dole nga ajo ëndërr
e mbete si unë
mes një zjarri e një planeti
që as shuhet
as lëviz nga vendi

Nga afërsi e përkohshme me ty
një admirim të përjetshëm fitova
anise dogja një zemër

Ti je më shumë se një ëndërr
një ëndërr që më s’e shoh
e kahdo që shkoj me shpirt e ndjej
orë e çast e shijoj thellë
aq thellë sa nuk arrij ta shterrë me fund
as edhe njëherë të vetme

Pikërisht ajo ëndrra
që e dëshiroja e s’do ta jetoj
as në një jetë të dytë a të tretë
qëllove

Nuk kam se si të shijoj ndryshe
as të të humb më

Ëndërr e përjetshme mbetesh.

ObserverKult


Lexo edhe:


SABIT RRUSTEMI: MA GJEJ ATË ÇAST TË VETËM