
Nëse plagët e dhimbjeve njëshekullore
I përtypëm për të marrë forcë, energji dhe frymëmarrje
Për udhëtime të gjata se jemi ende gjallë
Rrënjët tona dhe lisat qëndrestarë
Nuk u shkulën aq lehtë edhe kur na i prenë
Shumë rrënjë dhe degë, fantazmat e zeza
*
Atë ditë padrejtësia ngriti kokë djalli dhe hileje
Provoi t’i rrezonte për tokë këta Lisa rrënjëthellë
Provoi t’i dënonte, t’i nënshtronte…
T’ua vriste ëndrrat e katër Çlirimtarëve
Por jo, jo, gaboi rëndë Gjykata e turpit, marrëzisë
Po si vritën ëndrrat e nënave tona të dhunuara, të vrara?!
Po si vritën ëndrrat e motrave të dhunuara, të vrara?!
Po si vritën ëndrrat e ëngjujve, filizave, fëmijëve?!
Po si vritën ëndrrat e baballarëve, që i dhanë emër kësaj toke?!
Po si vritet kjo tokë, që kemi hise që e lamë me gjak?!
Askush nuk na e fali, e fituam nëpër beteja të zjarrta
Jo në emrin tim! Kurrë!
Jo në emrin e popullit tim! Kurrë!
Jo në emrin e tokës sime dardane! Kurrë!
Derisa të frymojë çdo qelizë jona
Ju do të mbeteni Alfabet i kujtesës, krenarisë, Flamurë!
Ju Çlirimtarë, ballëhapur shkëmbgur
Diell lirie që nuk perëndoni kurrë!
ObserverKult
Lexo edhe:






