Çka don me thanë me dashtë?

dashtë ...


Poezi nga Mazzantini: Çka don me thanë me dashtë?

Çka don me thanë me dashtë?
A din gja ti ?
Për mue me dashtë
asht me mbajtë frymën e tij mes krahësh,
dhe me e kuptue
pse çdo zhurmë tjetër asht shue…

Përshtati në shqip: Arjola Zadrima

ObserverKult

Lexo edhe:


GJITHÇKA QË URREN… TË MËSON ME DASHTË…

e dashur grua me dashtë

Nga J.Kiddard

Gjithçka që të shqetëson
të mëson durimin.
Gjithçka që të braktisë
të mëson me ecë me kambët tueja.
Gjithçka që të shkakton zemërim
të mëson me falë dhe me qenë
ma e dhembshun.
Gjithçka që ka pushtet mbi ty,
të mëson me rekuperu vlerën që ke.
Gjithçka që urren
të mëson me dashtë
pa kushte.
Gjithçka që të trembë
të mëson me u përballë me frikën.
Gjithçka që nuk mundesh me zotënu
të mëson me e lanë me shku.

Përshtati në shqip: Arjola Zadrima 

ObserverKult

Lexo edhe:

ÇFARË BËRE GJITHË DITËN SOT? PUNA E PADUKSHME E NJË AMVISEJE…

“Pra… çfarë bëre gjithë ditën sot?” Ngrini dorën nëse ju kanë pyetur ndonjëherë këtë, duke qenë se jeni shtëpiake. Tani përdoreni këtë shkrim për t’ua përplasur në fytyrë të gjithëve.

Unë e kam bërë me siguri këtë pyetje si një baba me profesion. Jam fajtor. Gjithashtu jam fajtor në ngatërrimin e rrëmujës. Lodrat e shpërndara gjithandej janë shenjë e një fëmije që ka luajtur. Unë jam fajtor i ngatërresës së pjatave të palara për një neglizhencë. Pjatat e palara në lavaman janë shenjë e fëmijëve të ushqyer shumë mirë.

Jam fajtor në ngatërrimin e një pragu dere të rrëmujshëm, çanta shkolle, libra xhupa si një neglizhencë. Por ai prag dere është ai që të fton të hysh në shtëpi. Dy orë që kishte nisur e shtuna, vajza ime e vogël kishte bërë çiçin poshtë tavolinës, djali im po qante sepse i kisha kërkuar të rregullonte krevatin.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult