Mbahet edicioni i parë i “N’Altitude Festival” në Lëpushë

Në Lëpushë të Malësisë së Madhe do të mbahet në datat 1-3 tetor, edicioni i parë i “N’Altitude Festival”.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes e Shqipërisë, Edona Bilali zhvilloi një takim me strukturat organizuese të këtij festivali për përgatitjet e fundit.

Edona Bibali theksoi se, në këtë festival do të zhvillohen aktivitete të ndryshme. Për të njohur më tepër traditën dhe pasuritë natyrore të zonës.

Ajo shtoi gjithashtu se ky festival do të kontribuojë në zhvillimin e turizmit në qarkun e  Shkodrës.

“Jemi gati për të mirëpritur në Lëpushë, Malësi të Madhe edicionin e parë të N’Altitude Festival. Ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme për të njohur më tepër traditën dhe pasuritë natyrore të zonës”, u shpreh Bilali.

“Sot realizova një takim me strukturat organizuese për përgatitjet e fundit, ku gjeta rastin t’i falenderoj për punën dhe dëshirën për të kontribuar në zhvillimin e turizmit në qarkun Shkodër. U vura në dispozicion pasi ky aktivitet thekson jo vetëm karakteristikat e zonës. Por ka edhe ndikim ekonomik. Ju mirëpresim në datat 1-3 tetor për të shijuar atmosferën. Traditën dhe pamjet piktoreske”, tha ministria Bilali./ATSH

Mbahet edicioni i parë i “N’Altitude Festival” në Lëpushë

LEXO EDHE: “Sofat”, festivali që gjallëroi jetën rurale të Libohovës

Sofat” festivali kushtuar pasurisë kulturore të jetës rurale mblodhi vizitorë të shumtë gjatë fundjavës që lamë pas. Në fshatin Libohovë të Gjirokastrës.

Ky festival i kthyer tashmë në traditë solli përgjatë dy ditëve. Vlerat e larmishme të zonës së Asim Zenelit, Libohovës e në përgjithësi qarkut të Gjirokastrës.

Banorët e zonës, por edhe vizitorë të shumtë patën mundësi të vizitojnë. Baxho e ferma kuajsh të gatuajnë me njerëzit e zonës. Dhe mbi të gjitha shijuan tingujt e muzikës moderne dhe popullore.

Po ashtu, ata u angazhuan me aktivitetet e fshatit. Si mbledhja e frutave, zierja e rakisë dhe verës, etj. Kjo sepse “Sofat” është një festival kushtuar stilit të jetesës. Shijeve dhe identitetit të fshatrave të jugut të Shqipërisë.