reklamë

Mbi 58 milionë euro buxheti i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për vitin 2027

Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Kosovës do të ketë buxhet mbi 58 milionë euro për vitin 2027.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, përmes një postimi.

Ajo ka thënë se ky buxhet përfaqëson mbështetje për artin, librin dhe botimet, trashëgiminë kulturore, institucionet e kulturës, sektorët kreativë dhe zhvillimin e turizmit.

“Vazhdojmë të punojmë për më shumë mundësi për artistët dhe krijuesit, institucione më të fuqishme kulturore, mbrojtjen e identitetit dhe vlerave tona, si dhe zhvillimin e turizmit”, ka shkruar Bogujevci.

ObserverKult


Lexo edhe:

Dokumentari kosovar “SARA” në mesin e 120 filmave të përzgjedhur për festivalin ndërkombëtar në Milano