Kjo është juria e Festivalit të Këngës në RTSH

Këngëtarja e pedagogia, Alma Bektashi, poetja Rita Petro, dhe muzikantët Genc Saliu, Zhani Ciko dhe Elton Dedaj janë pesë emrat e jurisë që do të vendosë tre çmimet e para të Festivalit të Këngës për këtë edicion të 61-të.

Emrat e këtyre u bënë të njohur për publikun gjatë konkurrimit të këngëve të para mbrëmjen e kaluar. Kujtojmë se këtë vit do të jepen edhe çmim për artistët e rinj dhe një për karrierë.

Fituesi për në Eurosong do t’i lihet votës së publikut, përmes sms-ve./shqiptarja.com


Lexo edhe:

MARGARITA XHEPA: GRUA SHQIPTARE NUK ËSHTË FAJI YT… GUXO DHE KUNDËRSHTO…

ObserverKult