Mbi 80 për qind e nxënësve në Kosovë nuk e kuptojnë atë që e lexojnë.
Kështu ka vlerësu raporti i fundit i PISA-s.
Pse ndodhë kjo?
Nga Blerim Latifi
Për një arsye të thjeshtë, por fundamentale: Mungon hallka e domosdoshme midis të lexuarit dhe të kuptuarit, e cila është të menduarit.
Që ta kuptosh një tekst me përmbajtje shkencore, duhet të mendosh mbi të. Pikërisht këtë gjë, pra zhvillimin e kompetencës së të menduarit nuk e ofrojnë shkollat tona. Ato qysh prej themelimit të tyre, këtu e shumë dekada më para, janë shërbyer me metodën më jomoderne të të mësuarit, metodën e të mësuarit mekanik, të mësuarit përmendësh, të mësuarit recital.
Kjo metodë kurrë nuk është problematizu seriozisht nga ata që janë marrë me reformat në fushën e edukimit. Shkollat moderne janë produkte të iluminizmit, pra institucione të konceptuara për t’u mundësuar nxënësve e studentëve zhvillimin e komptencës së të menduarit racional e logjik, e jo aftësinë për të mësuar përmendësh dogma e doktrina.
Për të mos e zgjatur: derisa nuk krijohet kjo hallkë midis të lexuarit dhe të kuptuarit, ne do të vazhdojmë të rangohemi poshtë e më poshtë në listat e PISA-s.
Ka vetëm një rrugë për të dituria: të menduarit.
Dhe po ashtu një rrugë për të injoranca: të mësuarit përmendësh.
ObserverKult
Lexo edhe:
PISA/ KOSOVA RENDITET NË FUND TË TABELËS, 76-TË PËR LEXIM, 77-TË PËR SHKENCË, 74-TË PËR MATEMATIKË
Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.
Kosova ka zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, pra ka rënie nga viti 2018 për 11 pikë.
Vendi ka zënë pozitën e 76-të për lexim, 77-të për shkencë si dhe pozitën e 74-të për matematikë. Rezultatet e testit “PISA 2022” janë publikuar të martën, ndërsa u prezantuan nga Ministria e Arsimit në një konferencë për media.
Ministrja e këtij dikasteri në Kosovë, Arbërie Nagavci, tha se rezultatet kanë qenë të pritshme…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU