Mbi vargjet e heroit Bahri Fazliu, Hysni Klinaku krijon këngë të re (Video)

Në 22 vjetorin e rënies për liri, të heroit të kombit, Bahri Fazliu, këngëtari i njohur Hysni Klinaku ka komponuar muzikën duke kënduar vet vargjet e heroit.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell poezinë e heroit që njëkohësisht është edhe teksti i këngës së kënduar nga Klinaku si dhe këngën bashkëngjitur në link.

BAHRI FAZLIU: S’MUND TË NDAHEM NGA LUFTA

Me gjithë mallin që kam për ty, nënë,
me gjithë dhembjen që ke për mua
me gjithë dëshirën që kam për jetë
megjithëqë një vajzë shumë e dua.

Megjithëqë më pëlqen stina e pranverës
megjithëqë dua paqen në botë,
megjithëqë më pëlqen të nxehtët e verës,
megjithëqë me dëshirë do t “rrija mbi tokë.

S’mund të ndahem nga lufta kurrë
s’mund të pajtohem me paqen-robëri
„pashë më pashë do th bie ferrit”
për të shtrenjtën tonë liri.

Edhe vdekjen do ta puth, nënë,
kur lufta këtë do ta kërkojë,
edhe nga varri do të ngrihem
luftën kurrë s’do ta pushoj.

1.9.1994