Filmi dokumentar: ‘Mbijetesa dhe Shkolla’ /’Survival and School’/ me regjisor Ilir Kabashin, shpërblehet në Festivalin e Filmit në Suedi, “Luleâ Film Festival”.
Ky është festivali i parë që merr pjesë dhe shpërblimi i parë i këtij filmi. Ekipin e filmit e përbëjnë: Ilir Kabashi- regjisor, Nuhi Bytyçi- producent dhe skenarist. Bekim Qyqalla- DoP dhe Shkodran Tolaj- Muzika.
SINOPSIS: ‘Mbijetesa dhe shkolla’
Është një tregim i bukur për një kohë të keqe. Një oazë paqeje në kohë lufte. Fjala është për një shkollë najloni të ndërtuar në malet e Berishës. Që kishte tubuar rreth 200 nxënës të fshatrave përreth.
Fate njerëzish që shihen në harkun 20-vjeçar në xhirime autentike të kohës dhe të tashmes në rrethana krejtsisht të ndryshme na shpalosin më së miri fatin gri të njeriut./epokaere