“Mbijetesa dhe shkolla” shpallet filmi më i mirë në Festivalin “Hyjnesha në fron”

Në Festivalin e Filmit “Hyjnesha në fron” që përfundoi mbrëmë në Prishtinë, juria profesionale shpalli filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla”.

Producenti dhe skenaristi i filmit Nuhi Bytyçi, regjisori Ilir Kabashi dhe drejtori i fotografisë Bekim Qyqalla morën këtë çmim më të lartë nga juria dhe organizatorët e Festivalit, transmeton ‘epokaere’.

Ata me këtë rast falënderuan jurinë dhe organizatorët e këti Festivali për vlerësimin e këtij filmi, që paraqet sakrificën e popullit shqiptar të Kosovës gjatë rrugëtimit të tij të gjatë për liri e pavarësi.

Për filmin dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla” ky është çmimi i tetë deri tani.