Në përvjetorin e vdekjes së aktorit Bekim Fehmiu, në ekranin e KTV-së, të hënën, në ora 21:00 vjen filmi “Mbledhësit e Puplave”.
Prodhimi i vitit 1967, konsiderohet njëri prej filmave më të rëndësishëm të kinematografisë jugosllave, e paraqitja e Fehmiut në rolin e Borës konsiderohet si një prej më të dalluarve të aktorit shqiptar në ekranin e madh.
Tetorin e shkuar, Kohavisioni ka transmetuar tetë filma të aktorit në kuadër të programit “E diela me Bekim Fehmiun”, në kuadër të festivalit “Mirëdita, Dobar dan”, fuqizuar nga “Integra”, dhe kjo për t’i dhënë mundësinë audiencës së re për ta njohur aktorin me nam./koha