“Mbledhja e shkronjave”, libri i ri i Uran Krasniqit

Uran Krasniqi

“Mbledhja e shkronjave: ese” është libri më i ri i gazetarit të Radio Televizionit të Kosovës, Uran Krasniqi. Libri ka dalë nga shtypi dje nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”. Sipas redaktorit të librit, gazetarit Arben Veselaj, “duke i lexuar këto shkrime të nënrenditura nga A deri në Zh ne zbulojmë një autor që nuk e ka aspak problem t’i zbulojë bindjet e tij politike, racore, etnike etj”.

“Tani kur po i shkruaj këto radhë si parathënie me rastin e botimit të këtyre rrëfenjave me titullin Mbledhja e shkronjave, e para gjë që më bie ndër mend është se, shkrimi jofiksional (non fiction), mbi të gjitha, është një përmbajtje mediatike e cila përmes teknikave letrare të shkrimit e paraqet të vërtetën dhe saktësinë në lidhje me subjektin që trajton, transmeton ‘epokaere’.

Rrëfenjat që Uran Krasniqi i ka nënrenditur në këtë përmbledhje, nga 1 deri në 36, i bëjnë interesante dhe joshëse për lexim pikërisht këto teknika shkrimi. Duke sprovuar një lloj “gazetarie let­rare”, ku përmbajtja jofiksionale (dokumentare) na para­qitet herë objektive, herë subjektive. Në të cilat Uran Krasniqi është brilant në rrëfim…

Duke i lexuar këto shkrime të nënrenditura nga A deri në Zh ne zbulojmë një autor që nuk e ka aspak problem t’i zbulojë bindjet e tij politike, racore, etnike etj. Si në një retrovizor ai na paraqet tablo me subjekte të cilat komunikojnë me tri kohët (të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen), duke na dhënë mesazhin (që kurrë nuk thuhet por nënkuptohet) për të vërtetën, të cilën më së miri e përkufizon një mendim i Oscar Wilde:

“E vërteta rrallëherë është e pastër dhe asnjë­herë e thjeshtë”, ka shkruar Arben Veselaj në parathënien e librit.

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

BOTOHET LIBRI KUSHTUAR TRE KLERIKËVE TË RINJ NGA KOSOVA

Në 5-vjetorin e lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike nga Papa Françesku, u botua nga familjarët. Në bashkëpunim me studiues vendas dhe të huaj, botohet libri i tretë kushtuar të lumit Dom Shtjefën Kurti. Gjithashtu edhe dy klerikëve të tjerë, Dom Gjon Bisaku dhe Dom Luigj Gashi.

Libri ka në qendër njërin prej martirëve dhe 38 të lumëve të Kishës në Shqipëri, Dom Shtjefën Kurtin.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, njoftoi se materialet arkivore të publikuara janë tërhequr pranë AIDSSH, AQSH, AMPJ dhe Propaganda Fides.

“Ballina e librit të…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult