Mbrëmë salla Teki Dervishi e Bibliotekës “Ibrahim Rugova” në Gjakovë ishte e mbushur me shkrimtarë, artistë, lexuesë e dashamirë të fjalës së shkruar në Takimin poetik kushtuar krijimtarisë së poetes dhe studiueses Donika Dabishevci, organizuar nga Shoqata e Intelektualëve të Gjakovës.
Takimi u hap nga gazetari i njohur Blerim Valla i cili njëkohësisht ishte edhe moderator i kësaj mbrëmje. Valla vuri në spikamë interesin e lexuesve për librin “E gjithkohshmja Andërr”, duke theksuar rëndësinë e letërsisë së kujtesës dhe dëshmisë, për t’ja dhënë fjalën kryetarit të Shoqatës së Intelektualëve Jakova, z. Ruzhdi Sefa.
Sefa i njohur për kontributin e gjithanshëm në mbajtjen gjallë të frymës kulturore në Gjakovë, si nikoqir i kësaj mbrëmjeje letrare vuri në pah angazhimet e shoqatës në organizimin e debateve, mbrëmjeve letrare, promovimeve të librave, tryezave diskutuese për problematika e fenomene të ndryshme shoqërore etj. Me këtë rast z. Sefa i ndau një mirënjohje falenderuese poetes Dabishevci, për bashkëpunimin e përzemërt me shoqatën.
Studiuesja Migena Arllati ishte ajo që shpalosi aspekte të veçanta të krijmtarisë së Dabishevcit, duke u ndalur posaçërisht te librat e saj me poezi “Kam me ardhë si deka”, “E gjithkohshmja Andërr” si dhe te monografia “Proza e poetizuar, E.Konica, E.Koliqi, M.Frashëri, M.Camaj dhe M.Hanxhari”, për të vazhduar tutje me një diskutim me autoren për çështje të krijmtarisë letrare, poezisë dhe angazhimeve kulturore.
Redaktori i Portalit për Kulturë, Letërsi dhe Art, Valon Krasniqi paraqiti një recension tematik për libri e Gjithkohshmja Andërr, duke prekur edhe pika të veçanta e specifike të librave të tjerë të Dabishevcit.
Mbëmja u pasurua edhe me disa pika muzikore nga flautisti Diell Ballata për të vazhduar me diskutime me publikun.
Për fotografi, u kujdes fotografi i zellshëm Shkëlzen Rexha.
ObserverKult