Mbrëmë shiu foli me mua

Nga Mary Oliver

Mbrëmë
shiu
foli me mua
ngadalë, duke thënë,
çfarë gëzimi
të sulesh e të biesh
nga reja e shpejtë,
të jesh i lumtur sërish
në një mënyrë të re
mbi tokë.
Ja çfarë tha
teksa binte,
duke erëmuar si hekur
dhe duke u tretur,
si ëndrra e një oqeani
në degët
dhe barin përposh.
Pastaj mbaroi.
Qielli u kthjellua.
Unë po qëndroja
nën pemë.
Pema ishte një pemë
me gjethe të gëzuara
dhe unë isha vetja
dhe kishte yje në qiell
që ishin gjithashtu vetvetja.
Në atë çast,
në cilin çast,
dora ime e djathtë
po mbante dorën e majtë,
e cila mbante pemën,
që ishte mbushur me yje
dhe shi të butë.
Përfytyroni! Përfytyroni!
udhëtimet e gjata dhe të mrekullueshme
të jenë ende tonat.

Në shqip: Irena Dono