Në Paris është organizuar një mbrëmje letrare dhe artistike në ‘La Maison de l’Albanie’ midis miqsh dhe dashamirësh.
Në këtë aktivitet shkrimtari dhe ambasadori Luan Rama prezantoi librat e tij, dhe atë më të fundin “Stratiotët shqiptarë nën flamurin e Francës”. Ndërsa shkrimtarja Rina Çela Grasset librin “Contrs d’Albanie” me bashkëautore Nathalie Carron Lanzl botuar nga shtëpia botuese “L’esprit du temps” dhe ilustruar nga Zamir Mati.
Në këtë mbrëmje ishin të ekspozuara edhe disa vizatime origjinale të librit me përralla të realizuara me bojë kine dhe me format 42×30 cm si dhe të gjitha gërmat e para të vizatuara me subjektet e veçanta të çdo përralle.
Në këtë mbrëmje shkrimtarja Rina Çela Grasset shoqërohej edhe nga botuesi i “L’esprit du temps” Jean Marie-Mongin i cili është edhe botuesi i librave të shkrimtarit Ylljet Aliçka, transmeton ‘diapsorashqiptare.al’.
Takimi u zhvillua në një bashkëbisedim të ngrohtë ku shkrimtarët gjatë mbrëmjes firmosën autografe të librave të tyre për miqtë dhe dashamirësit. Ndërsa presidenti ‘La Maison de l’Albanie’, Gjergji Themeli falenderojë të pranishmit.