Mbyllet Panairi i Librit Akademik dhe Shkencor, dy studiues nga Kosova marrin çmim për “Veprën më të mirë studimore”

Ka ulur siparin Panairi mbarëkombëtarë i Librit Akademik dhe Shkencor. Në këtë edicion të tretë fokusi u vendos te figura e hulumtuesit dhe jo më kot 2 studiuesit nga Kosova. Fejzulla Krasniqi dhe Naser Sahiti. morën çmimin “Vepra më e mirë studimore”.

Mehmet Kraja, kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Kosovë ka vlerësuar Panairin e Librit si përbashkues.

Alda Bardhyli nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, ndërsa tregoi ku është sot libri shkencor ndërsa bëri edhe një rezyme të asaj çka iu ofrua lexuesit në këto tre ditë.

Në tri ditë sa zgjati panairi u ekspozuan për publikun e gjerë veprat më të mira studimore nga akademikët shqiptarë dhe botime të reja të universiteteve apo autorëve.

Vitin e ardhshëm Panairi mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor mbahet në Prishtinë.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

PANAIRI I LIBRIT NË TIRANË, TITUJ TË RINJ, PËRKTHYES E AUTORË NË PALLATIN E KONGRESEVE

Panair i 26-të i Librit ka çelur dyert të mërkurën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Vizitorët e parë të tij ishin nxënësit dhe studentët. Për 5 ditë me radhë, lexuesit do të kenë mundësi të vizitojnë eventin më të madh kushtuar letërsisë në Shqipëri.

“Ky është një aktivitet që përfaqëson më të mirën e kulturës shqiptare. Ky nuk është vetëm një aktivitet kulturor, këtu gjejmë lexuesit, autorët e letërsisë, këtu i kemi të gjithë.

Viti 2023 ishte një vit që dallon nga të tjerët, pasi për herë të parë Shqipëria ishte e ftuar në Panairin e Librit të Torinos. Kështu ka thënë Petrit Ymeri, kryetar i shoqatës së botuesve.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult