Panairi i Librit në Tiranë, tituj të rinj, përkthyes e autorë në Pallatin e Kongreseve

Panair i 26-të i Librit ka çelur dyert të mërkurën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Vizitorët e parë të tij ishin nxënësit dhe studentët. Për 5 ditë me radhë, lexuesit do të kenë mundësi të vizitojnë eventin më të madh kushtuar letërsisë në Shqipëri.

“Ky është një aktivitet që përfaqëson më të mirën e kulturës shqiptare, ky nuk është vetëm një aktivitet kulturor, këtu gjejmë lexuesit, autorët e letërsisë, këtu i kemi të gjithë. Viti 2023 ishte një vit që dallon nga të tjerët, pasi për herë të parë Shqipëria ishte e ftuar në Panairin e Librit të Torinos”, thotë Petrit Ymeri, kryetar i shoqatës së botuesve.

Libra të zhanreve të ndryshëm kanë zënë vend në 100 stendat e shtëpive botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e veriut dhe Mali i Zi, në pritje të lexuesve pa dallim moshe. Por, ky panair do të ofrojë më shumë se kaq. Mjaft të ftuar, përkthyes, autorë vendas dhe të huaj do të bëhen pjesë e tij për të rrëfyer rreth veprave që përfaqësojnë.

Dyert e panairit do të jenë të çelura deri në 19 nëntor, duke iu ofruar kështu lexuesve besnikë dhe të rinj qindra tituj librash nga autorë shqiptarë dhe të huaj, me çmime të ulura nga 10 deri në 30%./ gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

PANAIRI I LIBRIT “TIRANA 2023” HAP DYERT NGA DATA 15 DERI NË 19 NËNTOR- JA ÇKA NA PRET SIVJET

Në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë nga data 15-19 nëntor do të mbahet panairi i 26-të i librit, një ngjarje mbarëkombëtare e kulturës që pritet me shumë interes.

“Muaji nëntor është muaj shumë i rëndësishëm për kulturën shqiptare. Janë pothuajse 100 ekspozues dhe të gjithë do të kenë mundësi jo vetëm të zgjedhin librat që dëshirojnë por gjithashtu të marrin pjesë në aktivitete”, tha Petrit Ymeri, kreu i Shoqatës së Botuesve në Shqipëri.

Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues. Ata do të njihen me botimet e reja, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe. .

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


filip shiroka

FILIP SHIROKA: DALLËNDYSHE EJA

Poezi nga Filip Shiroka

Mirë se vjen, me krahë te letë,
Dallndryshë, tui fluturue!
Mirë se vjen! M’ket ânë te xetë
T’dheut t’Misirit me dimnue:
Eja, prá, ktu fluturim,
M’gzò me at zâ gjith âmbëlcim!

Kur jé nisë t’kam porositun
Atje larg t’shkojsh kah Shqypnija;
M’difto pra, kur ké shetitun
A t’kan ra n’mend fjalt e mija,
Me m’shkue n’Shkoder fluturim,
Me m’j’u falë gjytetit t’im?!

ObserverKult