Mbyllet për 4 vite Muzeu Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet për 4 vite. Institucioni më i rëndësishëm kulturor dhe një ndër destinacionet kryesore të një turisti që prek Tiranën do të ulë qepenin nga ky 15 mars deri në 15 marsin e vitit 2028.

Në llogarinë zyrtare në Facebook të Muzeut thuhet se arsye për mbylljen është rikonstruksioni.

 ‘Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se: Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028.’- njofton Muzeu Kombëtar.

Drejtues të institucionit nuk kanë dhënë sqarime sesi do të ruhen objektet historike gjatë restaurimit 4-vjeçar dhe nëse do të zhvendosen në ndërtesa të tjera.

Aktualisht ky institucion ka një drejtore të komanduar, Entela Cipën pas dorëheqjes së Dorian Kocit si kreu i Muzeut Historik Kombëtar.

Rikujtojnë se një pjesë e muzeut kombëtar, konkretisht mozaiku 42-vjeçar përfundoi restaurimin para dy vitesh. Restaurimi i tij kushtoi 1 milionë euro kushtoi dhe u realizua me fondet e Bashkimit Europian.

Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri.

Ndërkohë kritikët e artit jo pak herë kanë ngritur polemika mbi kushtet dhe gjendjen e muzeut në pavijone.

Me mbylljen e muzeut, një pjesë e institucioneve të kulturës nuk janë më në dispozicion të publikut, përfshirë këtu Galerinë e Arteve, Teatrin e Kukullave po ashtu në rikonstruksion./euronews.al

ObserverKult


rumi poezi per observerkult

Lexo edhe:

RUMI: ÇFARË E LËNDON SHPIRTIN?

Nga Rumi

Dridhemi kur mendojmë se nga çasti në çast do të tretemi
në mosgjallim, por mosgjallimi
trembet shumë më tepër se mos atij mund t’i jepet trajtë
njerëzore!

Dashuria për Zotin e Lum është vetëm kënaqësi.
Mrekulli të tjera
bëhen të hidhura . Çfarë e lëndon shpirtin?

Të jetosh pa ia shijuar ujit thelbin e vet.
Njerëzit e mbajnë mendjen te vdekja dhe kjo botë lëndore.
Ata kanë dyshime për ujin e shpirtit.

Këto dyshime mund të zvogëlohen! Për të zgjuar nga gjumi
kthjelltësinë tënde,
përdore natën. Errësira dhe uji i gjallë
Janë dashnorja dhe dashnori. Lërini të rrinë bashkë zgjuar.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult