Mbylli sytë dhe më kërko, do jem aty…

-Me puthje dua frymën të ma marrësh, më shtrëngo në përqafim e mos më lësho. Jam rob i ndjenjës që veç ti di t'më falësh, më duaj, çmendurisht, më dashuro.

Nga Liza Berisha

Larg të ndodhur dhe sonte, por më afër se çdo natë tjetër…
Mbylli sytë dhe më kërko, do jem aty, do vij patjetër…
Të prek, të puth, buzë e sy, vallëzo sonte ti me mua. Përqafom si veç ti di, bëhu kënga që unë dua.
Do më kujtosh me dashuri, si vargun tënd më të bukur. Mes mijëra vargjesh kërko ti ndër më të bukurat jam e strukur.
Do vij me lulet në pranverë, si at’ pranverë që t’njoha ty. Do më ndjesh në aromë lulesh, në çdo pranverë që do të vij.
Do jem dielli, ai diell vere që të djeg, të përvëlon. Nuk largohesh as atëherë me dëshirë at’ “zjarr” duron.
E kur vjeshta të trokas do bie si gjethe në duart tua. Sa herë të shohësh gjethet e rëna pa dyshim t’më kujtosh mua.
Mendon se dimrit si një hije në errësirë do të le vetë?
Si një fjollë bore do të bie buzët e ftohta të t’i puth lehtë.
Nuk të premtoj ato që s’mundem as s’të jap fjalë të kota, bosh…Por të betohem se do të vij sa herë që ti të më kërkosh.

ObserverKult


shpirt grua vuajtja du atë

Lexo edhe:

LIZA BERISHA: TËRHIQJA ZVARRË VALIXHEN ME KUJTIME…

Atë valixhe tërhiqja zvarrë
Jo me rroba, por me kujtime
Derën përplasa, zemër-vrarë
Ecja e lodhur, nëpër mendime.

Jo nuk peshonte e rëndë valixhja
Të rënda ishin çfarë brenda kisha
Kisha përplot çaste të thyera
Por më e thyer në zemër isha.

A do arrij të jetoj larg tij?
Edhe një herë do m’shkëlqejnë sytë?
U nis ai tren me shpejtësi
Për dreq diçka m’shtrëngoi n’fyt.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult