Liza Berisha: Tërhiqja zvarrë valixhen me kujtime…

shpirt grua vuajtja du atë

Atë valixhe tërhiqja zvarrë
Jo me rroba, por me kujtime
Derën përplasa, zemër-vrarë
Ecja e lodhur, nëpër mendime.

Jo nuk peshonte e rëndë valixhja
Të rënda ishin çfarë brenda kisha
Kisha përplot çaste të thyera
Por më e thyer në zemër isha.

A do arrij të jetoj larg tij?
Edhe një herë do m’shkëlqejnë sytë?
U nis ai tren me shpejtësi
Për dreq diçka m’shtrëngoi n’fyt.

Asgjë nuk shkonte më siç duhej
Dashuria kish muaj që ngecte
Lash vitet që kisha ndërtuar
Në të kundërt të zemrës, trupi ecte.

Sepse një herë kur vritet zemra
Lëndohet e thyhet në mijëra copë
Është e pamundur që ta ngjitësh
Siç thyhet e s’ngjitet më një gotë.