Zbulim arkeologjik paleokristian te Mozaiku i Tiranës

Pas ndalesës së punimeve të nisura për rehabilitimin e zonës pranë Mozaikut të Tiranës, arkitekti Artan Shkreli sjell zbulime të reja arkeologjike. Sipas tij, ky zbulim është vazhdimi i strukturave ndërtimore të sitit arkeologjik paleokristian, i pa gërmuar prej 50 vitesh.

Punimet për rehabilitimin e zonës kanë nis para dy muajsh.

Duhet të zgjatin 5 muaj dhe kushtojnë 28.657.466 lekë me tvsh, por para një muaj pas sinjalizimit të arkeologëve për mbetje të rëndësishme arkeologjike, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, kërkoi pezullimin e punimeve.

Nga ana tjetër ende nuk eshtë pranuar prej tyre rëndësia e këtyre zbulimeve. Të ndodhura vetëm pak metra larg murit rrethues të Mozaikut.

Mozaiku i Tiranës është monument i vetëm arkeologjik në kryeqytet i zbuluar në vitin 1972./shqiptarja.com

LEXO EDHE: Punimet pranë zonës te Mozaiku i Tiranës/Margariti: Nuk ka shkelje të ligjit