“Më dërgoni bekimin tuaj”, Alketa Vejsiu do të sjellë në ekran një nga programet e të ndjerit, Maurizio Costanzos

Pak ditë më parë legjenda e televizionit italian, Maurizio Costanzo, u nda nga jeta jetë në moshën 84-vjeçare.

Homazhet për të kanë qenë të shumta jo vetëm në televizionet italiane, por edhe në ato shqiptare. Kjo pasi që Costanzo ishte një figurë shumë e dashur dhe një model frymëzimi për këdo që e kishte ndjekur qoftë edhe një herë të vetme.

Moderatoja e njohur, Alketa Vejsiu, ka bërë një postim në Instagram në nder të Maurizio Costanzo, derisa ka dhënë edhe një lajm për të gjithë ndjekësit e saj.

Ajo zbulon se shumë shpejt do të sjellë në Shqipëri formatin “L’intervista”, i krijuar dhe realizuar nga Costanza.

“U prehsh në paqe mjeshtër i madh i gazetarisë italiane! Që andej më dërgoni bekimin tuaj sepse formati “L’intervista” i krijuar dhe realizuar nga ju, do ta sjell së shpejti në Shqipëri!

Dhe do të jem krenare që si studente do të përpiqem të bëj më të mirën për të ecur në gjurmët tuaja… Faleminderit! Jeni një qiri që nuk do të shuhet kurrë! Shumë shpejt do të drejtoj në Klan, një cikël intervistash të frymëzuara nga formati i drejtuar nga Maurizio Costanzo!”, ka shkruar Vejsiu në postimin e saj.

Dy ditë më parë Vejsiu konfirmoi se do të sjellë gjithashtu në televizionin Klan programin “Amici”, dhe mesa duket projektet e moderatores qenkan të mëdha.

Këto projekte janë vazhdimësi e projekteve të radhës të dyshes Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, të cilat asnjëherë nuk zhgënjejnë./bordo.al

ObserverKult


Lexo edhe:

ALKETA VEJSIU ME LOT NË SY: JETA NUK ËSHTË SI NË INSTAGRAM

Alketa Vejsiu iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale të cilët e kanë pyetur për tema të përditshmërisë apo edhe këshilla. 

Ndërsa ka kthyer përgjigje, Alketa ka ndarë edhe një foto ku ka treguar një anë tjetër të sajën nga buzëqeshja që shfaq gjithmonë.

Një ndjekëse e ka pyetur “si ia bën që je kaq e fortë?”. Me lot në sy, moderatorja ka shkruar se kjo është “ajo që nuk tregojmë e nuk duket në Instagram”.

Alketa Vejsiu: Hmmm. Herë e fortë dhe herë e brishtë. Ajo që nuk tregojmë e nuk duket në Instagram. Por që na bën njerëzor. Ndjeshmëria është për ne vajzat element femëror. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult