Më do, më puth edhe kur fle?… poezi nga Bardhyl Oseku

Alberto Moravia

Poezia “Hëna dëshmitare e dashurisë” nga Bardhyl Oseku

E dashuronte.
Çdo natë, kur të dashurën e zinte gjumi,
e priste hënën të zbriste në dritare.
Nën rrezet e saj
butësisht ia puthte duart, sytë, tërë trupin.
Një natë, për çudi,
fshehtësia e dashurisë ia nxori gjumin.
Më do, më puth edhe kur fle?
Po.
Dashuria është udhëtare e pandalshme e ditë-netëve.
Kur të zë gjumi, me trëndafila puthjesh ta mbulojë trupin.
Puthjeve, para syve të botës, mos u beso!
Ato s’e kanë pastërtinë e ujëvarës që shpërthen nga shkëmbi.

ObserverKult

——————————-

Lexo edhe:

BARDHYL OSEKU: KUR TI QAN