Bardhyl Oseku: Kur ti qan

Kur ti qan
Të gjitha frutat kalben në degët e pemëve
Kur ti qan
Shterojnë të gjtha puset
Kur ti qan
Akrepat e orëve ndryshken
Kur ti qan
Zogjtë harrojnë këngën dhe fluturimin
Kur ti qan
Retë e qiellit ia mbyllin diellit të gjitha dyert
Kur ti qan
Ndalen lojërat dhe të qeshurat e fëmijëve
Të lutem ndale lotin
Që harmonia t’i kthehet sërish kësaj bote

ObserverKult

Lexo edhe:

ERINA ÇOKU: A E DIN SE NUK TË DU?

kur ti qan Dashnia asht fije e holl shtjellun prej shpirtit tim n’shpirtin tând, bukuri me rrânj dykahshe, frymue me limf.

Ti nuk din gjâ, po unë nuk të du.

E ngase unë nuk të du,
dhe ktë s’e lun as guri
toka asht shqetësu
e po rrotullohet kadalë e mjera,
prandej diçka për botën unë duhet me bâ:
Se nuk të du duhet me t’njoftu.

Uh, duhet me marrë ‘i copë udhë t’gjatë
e me mbrritë n’cakun tand
me ta thanë qartë ballë për ballë
se nuk të du, as ‘i fije.

E ngase unë nuk të du,
dhe kësaj nuk i lëviz as presja
filli i hânës â bjerrë
e gjysë ka mbetë e shkreta,
kshu që unë diçka për hânën duhet me bâ:
Se nuk të du duhet me t’tregu.

Uh, duhet me t’u avitë fort
ngjitë me ty qerpik m’qerpik
me ta rrëfy n’dritë t’synit
se nuk të du, as ‘i grimë.

E ngase unë nuk të du
dhe kjo asht krejt e dukshme
dielli n’mendime krejt ka râ
e brenda reve mshihet shpesh i vorfni.

Poezinë e plotë e gjeni KETU