“Më është mpirë krahu i majtë”/ Këngëtari i njohur ndahet nga jeta gjatë performancës live

Këngëtari dhe regjisori i njohur turk, Metin Arolat, u nda nga jeta gjatë performancës së tij në Kozjatagi. Edhe pse ndjeu dhimbje dhe ngurtësi në dorë, 52-vjeçari vazhdoi performancën, por pësoi një atak në zemër në skenë, raportojnë mediat lokale.

“Më është mpirë krahu i majtë”, tha këngëtari pak para se të rrëzohej.

Mediat e huaja shkruajnë se një infermiere nga publiku vrapoi në ndihmë të tij dhe thirri 911. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, Arolat vdiq, transmeton ‘gazetashqip’.

Miku i tij i ngushtë, Demet Sagiroglu, dha një deklaratë për mediat jashtë spitalit dhe zbuloi se dyshonte se shëndeti i tij ishte ndikuar nga dieta e tij.

“Ai ishte një mik shumë i ngushtë për mua, si një vëlla. Ai ishte në dietë… Nuk mendoj se zemra e tij mund ta duronte. Ajo u përkeqësua pasi ai doli në skenë,” tha Sagiroglu.

Për ata që nuk e dinë, Metin Arolat ishte një këngëtar turk dhe regjisor, i cili fitoi popullaritet në vitet nëntëdhjetë. Përveç këngës, Arolat ishte i njohur për punën e tij pas kamerës dhe regjisorin e videoklipit për artistë të shumtë turq.

ObserverKult


prokurori

Lexo edhe:

NJË SERIAL SHQIPTAR NË NETFLIX/ “PROKURORI” , THYEN BARRIERAT

Për herë të parë, një film me produksion shqiptar dhe me pjesëmarrjen e veçantë të aktorit hollivudian, Danny Glover, mund të jetë pjesë e Netflix.

Fatmir Doga, regjisori i filmit “Prokurori”, i cili do të shfaqet në rrjetin e kinemave “Cineplex” nga data 10 tetor, rrëfen se në ditën e premierës së filmit në Tiranë do të vijë edhe një përfaqësues i platformës gjigante Netflix, për të parë reagimin e publikut shqiptar për filmin…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU