Dirigjenti i mirënjohur, Zhani Ciko është rrëfyer, së fundi, për jetën e tij, duke u ndalur te disa momente të rëndësishme.
I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” ai ndër të tjera ka zbuluar se në moshën 24-vjeçare e dërguan në Patos, pasi guxoi të ngrinte zërin për muzikën.
Ciko ka treguar se ndryshe nga të tjerët të cilëve u pëlqente rehatia, ai vendosi të parin artin dhe cilësinë e mirë.
“Problemi ishte se unë u emërova në opera si violinist dhe brenda një kohë të shkurtër, u bëra edhe koncert-maestro i saj, i pari violinist, nga që kisha edhe arsimin e plotë dhe ishte diçka shumë e mirë.
Por ishte koha, kur ishte hequr i gjithë repertori klasik dhe disa masa shtrënguese bën që ne të mbeteshim keq.
Atë që kishim përgatitur në shkollë, nuk kishim mundësi ta bënim.
Edhe shumë drejtues në atë kohë, disa me emër kishin gjetur pozitat e tyre. Ata kishin dal jashtë dhe nuk kishin interes shumë që të thonin mendime që në një fare mase mund t’i penalizonin.
Edhe ky guximi im ra në sy, megjithëse unë isha një violinist pa qenë i përfshirë në jetën politike.
Nuk isha as anëtar partie, familja ime ishte një familje patriotësh, artistash, të angazhuar shumë në kulturën shqiptare, por deri këtu shkonte puna”, u shpreh ndër të tjera ai, kohë më parë./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
ZHANI CIKO RRËFEN JETËN E TIJ: GJITHMONË KAM LLOGARITUR DËSHTIMIN…
Në emisionin “Esencë” ishte maestro Zhani Ciko, një prej profesionistëve më fisnikë, fin dhe elegant. Një karrierë e gjatë dhe dedikim ndaj muzikës, që gjenezën e ka në fëmijëri.
Ai e konsideron këtë periudhë si një bosht të rëndësishëm të jetës së tij. Prindërit e kanë angazhuar artistikisht që në vogëli, ndërsa ai nisi të studionte violinë në moshën 5-vjeçare.
Ishte vetëm 24 vjeç kur iu besua një pozicion i rëndësishëm. Ai i drejtorit artistik të Teatrit të Operas.
Një angazhim që u pasua me dyshime për shkak të moshës.
“Jam treguar i guximshëm në punën time, e kam thënë fjalën time pa bërë kompromise”- tregon ai.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult