Ju Hsiuhua (1976): Me kalue n’gjysmën e Kinës për me ba dashni me ty
M’ndigjo:
me fjetë me ty apo me u vue në gjumë prej teje, ku asht ndryshimi n’se ka dallim?
Dy trupa shkapeten – e shtymja, lulja hapet prej shtymjes,
Pranvera virtuale elulimit – asgja ma shumë se kaq
E kështu gabojmë n’sa jeta rinis. N’gjysmën e Kinës
Ndodhin gjana: vullkanet
tuj shpërthye, lumenjtë tuj u tha,
t’burgosun politikë dhe punëtorë t’ikun vendit t’tyne e t’braktisun,
drena dhe lejlekë me lafsha t’kuqe t’vramë.
E unë e kaloj breshnin e plumbave me fjetë me ty.
E unë i shtrydhi shumë netë në nji nadje, me fjetë me ty.
E unë ngas në shumë vetvete të mija, e shumë vete të mijat ngasin n’nji me fjetë me ty.
Prapë se prapë, mundem me u mashtrue prej flutrave
Dhe gabimit që m’duket pranverë
Nji fshat si Hengdian me mu dukë si shpi. E tana k’to
Të tana k’to janë absolutisht të domosdoshme
Si arsye që unë duhet me fjete me ty.
Përktheu: Shinasi A. Rama
ObserverKult
Lexo edhe:
CILA ËSHTË PARATHËNIA MË E BUKUR NË BOTIMET SHQIPTARE? TREGON AUREL PLASARI…
Cila është parathënia më e bukur në botimet shqiptare?
Në parim, një pyetje e tillë konkurruese nuk duhet bërë, për cilindo element të një kulture.
Nga Aurel Plasari
Por parathënia e Cuk Simonit për Pinokun, të përkthyer prej tij dhe të botuar për së pari më 1938 në Shkodër, mund të cilësohet me të vërtetë “e pakundshoqen”, siç thuhet në gegnishte.
Dhe kujtoj kohën kur më është dashur edhe mua të shkruaj parathënie me nga 10, 20 ose edhe 30 faqe për të justifikuar botimin e një vepre “të huaj”, pranimin e një autori “të huaj”. Ç’kohë e mjerë!
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult