“Më kanë bërë keq”, rrëfehet këngëtarja shqiptare: Doli në televizion e tha që ishte ime bijë, unë nuk kam fëmijë…

Këngëtarja i njohur shqiptare, Mimoza Selimi, në një intervistë për “Vila24” moderuar nga Anila Çela ndër të tjera ka folur për kostot që dikujt mund t’ia shkaktoj fama.

“Ndonjëherë do doja të mos isha fare një person publik se më kanë bërë keq. Është e dhimbshme, stresuese… Më kanë bërë keq. Ka momente që më kanë rënduar me dhimbje të jashtëzakonshme”, thotë ajo.

Duke iu referuar një historie pak kohë më parë kur një vajzë doli në media e pretendonte se ishte e bija, Selimi shprehet se nuk ka patur asnjëherë fëmijë, madje shton se ky është pengu i prindërve të saj.

“Njerëzit në mënyrë frenetike, agresive, pa më njohur me komente aq fyese. Ne nuk dimë deri ku i kemi kufijtë”, shton Selimi me indinjatë ndaj një sulmi verbal që e ka bërë pjesë të një ngjarje me të cilën nuk ka patur asnjë lidhje.

Gjatë intervistës këngëtarja Mimoza Selimi ka folur për jetën familjare, raportet me prindërit, humbjn e dhimbshme të vëllezërve dhe rigjetjen e një dritëze të re me nipërit e mbesat.

Po ashtu ka folur edhe për largimin drejt Zvicrës së largët, distancë kjo e cila ia shton mallin dhe e bën të kthehet sapo gjen kohë e mundësi për të qenë aty ku nisi gjithçka me pasionin për muzikën dhe dashurinë për njerëzit.

News24 / ObserverKult


mimoza selimi

Lexo edhe:

MIMOZA SELIMI: NDOSHTA KTHEHESH PRAPË TEK UNË (TEKSTI DHE KËNGA)

Teksti i këngës “Falju zemrës” e kënduar nga Mimoza Selimi

Kjo zemër si një qelq i thyer
Po rri e pret e zhytur në vegim
Është e heshtur e vetmuar
Ka kohë që ti i ke munguar

Ashtu si dielli fshihet pas një reje
Ndoshta kthehesh prapë tek unë
Ashtu si dielli sërish lind
Mëngjesi natën e përpin
Ashtu dhe zemra ime pret të kthehesh ti

Kujtimi i saj po e lëndon
E malli yt po e pushton
Ky çast i pritjes pambarim e mundon
Ti ktheju zemrës
Mos e ler vetmuar
Mëngjesi nesër
Bashkë të na gjejë

Tekstin e këngës mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult