Dje aktori i mirënjohur i humorit shqiptar Rasim Thaçi-Cima është ndarë nga jeta.
Humoristi ishte në moshën 71-vjeçare dhe po trajtohej nga virusi COVID-19 në Klinikën Infektive.
Reagimet ishin të shumta nga estrada shqiptare. Të cilët u shprehën të pikëlluar për lajmin e marrë.
Sabri Fejzullahu së fundmi ka reaguar në rrjete sociale për humbjen e mikut të tij duke u shprehur i zemërthyer për humbjen e Cimës.
Ai u shpreh se Cima do t`i mungojë jo vetëm si mik por edhe si njeri me të cilin kishte ‘ndarë hallet e dertet’, derisa iu shprehu ngushëllime edhe familjes së artistit si dhe të gjithë shqiptarëve anembanë.
Ai postoi edhe një fotografi me humoristin të shkëputur nga njëra ndër skeçet e tyre që kishin marrë pjesë së bashku.
“Shpejt ike, merre me mend të shkruaj unë për shkuarjen tënde në atë botë.
Sa pikëllim e sa dhimbje.
Kush do t`i dhurojë jetë, buzëqeshje, dashuri ashti si na dhe ti neve shqiptarëve.
Lamtumirë zemra ime”, shkroi Sabriu për mikun e ngushtë./lajmi.net