Nga Gabriela Mistral
Më ke thënë që më do, dhe po qaj. Më ke thënë se do të kaloj me ty, në krahët e tu, nëpër luginat e botës. Pa pritur, më ke ngulur thikën e gëzimit.
Si munde të ma jepje pika-pika, si ujin të sëmurit, dhe unë e piva si rrëke! E rrëzuar përtokë, do të qaj derisa shpirti ta kuptojë. E kanë kuptuar ndjenjat e mia, fytyra ime, zemra ime; shpirti im vazhdon të ndjejë përherë.
Pasditen hyjnore, e vdekur, duke u lëkundur, duke u mbështetur në pemët e rrugës, do të kthehem në shtëpinë time…
Është rruga që bëra këtë mëngjes, dhe nuk do ta kujtoj dot. E habitur, do të shikoj qiellin, luginën, çatitë e fshatit, dhe do t’i pyes për emrin e tyre, sepse kam harruar gjithçka në jetë.
Nesër do të ulem në shtrat dhe do të kërkoj të më thërrasin, sepse dua të dëgjoj emrin tim dhe të besoj se kush jam. Dhe pastaj do t’ia jap qarit, me lotët çurg. Më ke goditur me thikën e lumturisë!
Shqipëroi: Bajram Karabolli
*Titulli i origjinalit: “Po qaj”
———————————————-
LEXO EDHE:
BAJRAM KARABOLLI: KAM JETUAR ME HERONJTË E LIBRAVE, JO TË PUNËS SOCIALISTE
“Pedro Paramo” një nga librat monumental të letërsisë hispanike ka vetëm pak që ka ardhur në gjuhën shqipe nën përkthimin e Bajram Karabollit. Rulfo është vetëm një; në oqeanin e madh të kësaj letërsie që prej kohësh kanë nisur të flasin në shqip; nën shqipërimin e Karabollit. Me atë tërheqjen që ta jep natyrshëm përkthimi, Bajram Karabolli njësohet lehtë me autorët e librave që ka përkthyer. Përkthyesi është zëri i autorit në gjuhën që e ka sjellë. Më poshtë ai bëhet pjesë e rubrikës “librat e zemrës” e suplementit Leteratura.
– Aktualisht, cilët libra keni më për zemër?
– “Ema Bovarí” (Gustave Flaubert), “Aana Karenina” (Leon Tolstoi), “Martin Iden” (Xhek London), “Mbi heronjtë dhe varret” (Ernesto Sabato), “El Aleph” (Borges), “Saga e Forsajtëve” (Xhon Gollsuorth), “Pedro Paramo” (Huan Rulfo), “Festa e cjapit” (Mario Vargas Losa), “Detektivët e egër” (Roberto Bolanjo), “Aura” (Carlos Fuentes), “Pallati i ëndrrave” (Kadare), “Lumi i vdekur” Jakov Xoxe), “Gurit të varrit ia rrëfej” (Agron Tufa), “Biri i botës” (Demir Gjergji), etj…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU