Me lot në sy, aktorja e “Portokallisë” tregon pengun më të madh të jetës

albana perhati

Një nga më të pëlqyerat e “Portokallisë”, aktorja Albana Perhati nuk flet shpesh për veten e saj në intervista.
Por çdo të diel shprehet në skenën e spektaklit të humorit përmes talentit të saj. Një mori karakteresh në plot 18 vjet janë kthyer në personazhe të së përditshmes sonë, prej vitesh tashmë.

Por këtë herë, nga studio e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, aktorja Albana Perhati ndau me publikun edhe disa detaje nga jeta personale, të parrëfyera ndonjëherë.

Mes të tjerave, aktorja tregoi edhe pengun më të madh që ka në këto 18 vjet që është pjesë e “Portokallisë”.

Për shkak të pamundësisë fizike, i ati nuk e ka parë kurrë duke performuar në skenë. Gjatë gjithë karrierës së saj në stolin e publikut të “Portokallisë”, i ati nuk ka qenë kurrë.

“Kam edhe një peng që s’e kam thënë kurrë. Fakti që prindërit e mi janë jashtë dhe pamundësia e prindërve të mi për të ardhur në Shqipëri. Dhe s’e kam pasur kurrë, për gjithë këto vite, të më shohë duke performuar. Është një nga pengjet e mia. Kurrë nuk ka qenë në sallë të më shikojë live, është një pamundësi fizike”,- tha aktorja pa e fshehur emocionin.

ObserverKult

Lexo edhe:

“ISHA ÇOBAN ME DHI”, GENT ZENELAJ KUJTON FËMIJËRINË

gent zenelaj aktorja

Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj ka rrëfyer për fëmijërinë e tij, të cilën e ka kaluar në qytetin e lindjes në Lezhë. Për herë të parë, ai ka zbuluar se kur jetonte në Lezhë ka qenë edhe çoban me dhitë e dajave.

Teksa flet për kujtimet e tij në vendlindje, ai shprehet se në këtë qytet ka kaluar shumë aventura. Zenelaj thotë se kur shkon tani në Lezhë në mendja i vjen fëmijëria.

“Gjetja e një kujtimi për mua është shumë e çmuar. Më ndodh shumë shpesh në Lezhë kur ulem buzë Drinit, pi një kafe apo vendbanimit Ilir apo tek vendvarrimi i Skënderbeut, teksa rri mendueshëm ndër 100 mendimet që kam në kokë del një fill si tek filmi i Harry Potter. Del një fill nga koka dhe janë një varg kujtimesh të cilat vijnë që lidhen me fëmijërinë tënde.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult