Të prekur dhe me lot në sy, e kujtojnë miqtë piktorin e madh, Ali Oseku, i cili u nda nga jeta këtë fillim prilli.
I ftuar në “Pas Mesnate”, piktori Gazmend Leka me plot emocione ka treguar momentin kur i thanë lajmin e trishtë dhe është kthyer pas në kohë në njohjen e tyre.
“E mora vesh mbrëmë shumë vonë. Është shumë e çuditshme sepse kur unë marrë lajme të tilla, unë nuk jam as në qiell, as në tokë… është shumë e çuditshme, sepse kam bërë një gjumë vdekje dhe kur jam zgjuar në mëngjes, thashë: ‘Unë u zgjova’. E bëmë të dy gjumin njësoj, por unë zgjova dhe ai nuk ka për t’u zgjuar më.
Në një moment kur ti ke bërë gjithë atë udhëtim, ai e zbeh për pak kohë dhe nuk kthehet më, edhe ti e konsideron tradhtar se mendon se ai të ka tradhtuar se të ka lënë në mes bisedat, planet dhe t’i sigurisht mësohesh, ambientohesh… kjo është gjëja më e natyrshme.
Unë gjithnjë e kam thënë që më duket si një gabim i madh vdekja, një gabim shumë i rëndë. Edhe sot në mëngjes kur u zgjova, ai nuk është më fizikisht.
Unë fillimisht nuk jam njohur me Aliun, jam njohur me legjendën e Aliut, me thashethemet për Aliun, për atë Aliun që ishte rebel, që ishte i drejtpërdrejtë dhe që nuk ta mbante fjalën kur i vinte për të thënë”.
Ndërsa, piktorja Najada Hamza, zbulon se Oseku jetoi nën efektin e gruas së tij, gjatë gjithë jetës së tij deri në momentin kur vdiq me shpresën se do të takoheshin sërish bashkë.
“Është kohë shumë e shkurtër, megjithëse përgatitja ime ka qenë shumë e gjatë për këtë ditë që nuk do të ishte më. Ka nisur ditën kur gruaja e tij, dashuria e jetës, Luça ndërroi jetë.
Sëmundjen e gruas së tij ai nuk e besoi asnjë ditë dhe u desh të pranonte humbjen e saj ditën që ajo ndërroi jetë, pa e besuar që do të përballej ende me humbjen e realitetit të dashurisë. Atë ditë e ndjeva, besova që Aliu nuk do ta linte gjatë vetëm Luçën.
Kjo sepse Luça për të ishte dashuria e jetës, thelbi i jetës, familja, arti, frymëzimi dhe gjithmonë tregonte një histori në të cilën thoshte: ‘Najada, kur dola nga burgu, nuk dija nëse do të gjeja një njeri që do më merrte mua, kush më donte mua’.
Luça pati një fat të përafërt me Aliun, si të gjithë ata që u internuan, u persekutuan. Një vajzë së cilës iu prenë ëndrrat në mes në Fakultetin e Shkencave ku studionte për matematikë.
Edhe të dy bashkë, duke jetuar atë handikapin e kohës, u gjetën dhe u deshën fortë. Ditën kur janë takuar, Aliu më thoshte që mora një biçikletë borxh, mblodha disa lule rruge borxh, i shkrova dy rreshta dhe i thashë do t’ia kalojmë jetën bashkë”.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
FJALËT PREKËSE TË BIJËS SË ALI OSEKUT: “THOSHTE SE REGJIMI E DËNOI PA ARSYE”
Piktori i hapësirës, i qiejve dhe i ngjyrave, që u dënua nga regjimi famëkeq se solli frymën moderniste në tablo, Ali Oseku është përcjell nga familjarë, miq, kolegë e bashkëpuntorë të një jete në përtejbotë.
Në ceremoninë e homazheve mbajtur në Univeritetin e Arteve, e bija Aisel tregoi se piktori përsëriste se regjimi e dënoi pa arsye. Ndërsa miqtë e shtrenjtë Najada Hamza, Artan Peqini, Petraq Papa thanë se ai do të mbetet i përjetshëm për të njerëzishmen dhe kontributin e vyer në artin pamor.
I ëndërronte qiejt, lirinë e pakufijshme e tashmë është nisur në udhën e pakthimtë. Piktori gjenial Ali Oseku është përcjell në përtejbotë nga miqtë, familjarët, kolegët e bashkëpunëtorët e një jete mes lotësh e një dhimbje të thellë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
NDAHET NGA JETA PIKTORI I NJOHUR, ALI OSEKU
Është ndarë nga jeta sot piktori i njohur Ali Oseku, një prej artistëve më emblematik të artit shqiptar në 50 vitet e fundit.
Oseku nuk arriti të fitonte dot betejën me sëmundjen e rëndë.
Ali Oseku ka lindur në vitin 1944 në Tiranë. Kreu LA “Jordan Misja” për pikturë dhe ndoqi studimet e u diplomua në ILA (1969).
Në vitet 1970–1973 realizoi skenografinë dhe kostumet për operën “Traviata”, baletin “Historia e një kënge”, dramat “Viti ‘61″, “Orfeu zbret në Ferr”, “Yll pa emër”.
E në vitin 1973 u dënua për “shfaqje të huaja borgjezo-revizioniste” në krijimtarinë e tij si skenograf dhe u dërgua në punë riedukuese në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan.
Ndërsa nëvitin 1975 u arrestua, u dënua dhe vuajti dënimin deri në vitin 1979 si i burgosur politik; më pas punoi si punëtor.
U rikthye në vitin 1991 në veprimtarinë artistike si piktor në Galerinë Kombëtare të Arteve. Njëkohësisht pedagog i jashtëm i pikturës në Akademinë e Arteve. Ndërsa ku në vitin 1998 ka kaluar si përgjegjës i ateliesë së grafikës.
I ndjeri, Oseku ka marrë pjesë në ekspozita të përbashkëta dhe ka hapur disa ekspozita vetjake në Tiranë etj. Po ashtu në botën e jashtme: Belgjikë, Gjermani, Austri, Turqi, Kroaci, Poloni, Itali, SHBA, Greqi, Francë, Tunizi etj.
Gjatë periudhës 1998–2007 ndër të tjera Ali Oseku ka realizuar ciklin: “Gjurmët”, “Kërpudhat”, “Shiu”, “Rrugëve”, “Hapësirë” etj. Është fitues i disa çmimeve në konkurset: “Onufri”, “Eduard Lir” etj.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
SHQIPTAR OSEKU: TI KURRË S’DUHEJ TË KISHE VDEKUR, BIR…
Samuel
Ti kurrë s’duhej të kishe vdekur.
Në një tjetër botë,
ti s’ke pritur fare as në radhë të kufirit.
Atje kufinj nuk ka,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult