ObserverKult ua sjell disa thënie të Abraham Lincoln:
Askush nuk ka kujtesë aq të mirë sa të jetë gënjeshtar i përkryer.
Nuk janë vitet e jetës sate që kanë rëndësi, por jeta në vitet e tua.
Njerëzit që nuk kanë vese, edhe virtyte kanë pak.
Askush nuk mund të qeverisë një tjetër pa miratimin e tij.
Mund t’i gënjeni të gjithë për pak kohë ose dikë përgjithmonë, por nuk mund t’i gënjeni të gjithë përgjithmonë.
Shmange famën nëse do të jetosh në paqe.
Gjëja më e mirë e së ardhmes është se vjen nga një ditë për herë.
Më mirë të jem askushi, se të jem një njeri i keq.
Sigurohuni që keni vënë këmbët mirë, pastaj qëndroni të fortë.
ObserverKult
Lexo edhe:
LETRA QË ABRAHAM LINCOLN I DËRGOI MËSUESIT TË DJALIT TË TIJ: MËSOJANI KËTO GJËRA…
192 vite më parë, pikërisht në vitin 1830, Presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Lincoln, i drejtohej mësuesit të djalit të tij me një letër. Kjo letër ia vlen të lexohet sërish, të paktën nga prindërit dhe mësuesit.
Mësues i Nderuar,
Djali im sot e fillon shkollën.
Pas pak, gjithçka do të jetë për të e çuditshme dhe e re, prandaj do të doja ta trajtonit butësisht.
Është një aventurë që ai do ta marrë me vete nëpër të gjitha kontinentet.
Të tilla aventura që ndoshta mund të përfshijnë luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi. Ta jetosh këtë jetë, të duhet besim, dashuri dhe kurajë.
Për këtë, i dashur Mësues, do t’ju lutesha ta merrnit përdore e t’i mësoni gjëra që do t’i duhen t’i dijë, mësojeni atë – por butësisht, nëse mundeni.
Mësojeni se për çdo armik, ekziston një mik.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult