Më mirë vdis duke u përpjekur sesa duke u ankuar!

albert vataj kamza lexon

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë.
Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh.

Nga Albert Vataj

Jepju me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur.
Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robërie edhe ata që sjellin farën e së mirës te vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve.
Më mirë vdis duke u përpjekur sesa të zvarritesh duke u ankuar.
Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj.
Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket.
Kërko gjithçka tek vetja.
Gjithçka që do është gjithnjë me ty.
Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.

ObserverKult


albert vataj

Lexo edhe:

ALBERT VATAJ: HOMAZH PËR NËNAT: VDEKJA E NJË NËNE NUK ËSHTË SI ÇDO VDEKJE…

Nga Albert Vataj

Homazh për nënat që ju blatuan amshimit

Vdekja e një nëne nuk është si çdo vdekje, si çdo mbarim i ditëve e shterrim i hapave, fikje e dritës së syve e këputjes së frymës. Vdekja e një nëne është solemniteti më i trishtë i një dhimbje që kafshon plagën që çel humbja.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult