Me ne tani është shiu…, poezi nga Salvatore Quasimodo

Me ne tani është shiu
shkund ajrin e heshtur.
Dallëndyshet çikin ujërat e zbehta
bri pellgjesh lombarde,
fluturojnë si pulëbardhat mbi peshq të vegjël
sana kundërmon jashtë gjerdheve
të kopshteve

Edhe një vit u dogj
pa një ankim, pa një britmë
të ngritur në fitim të beftë
të një dite të re.

Përktheu Zija Vukaj

ObserverKult

——————-

Lexo edhe:

SALVATORE QUASIMODO: S’KAM HUMBUR ASGJË