Me rastin e 119-vjetorit të lindjes, inaugurohet biblioteka “Ernest Koliqi”

ernest koliqi

Sot, në qendrën “BogdaniPolis”, në Katedralen Shën Nënë Tereza, duke filluar nga 19.00, inaugurohet Bibloteka “Ernest Koliqi” në Prishtinë.

Njoftimin për inaugurimin e ka bërë Don Lush Gjegji, me rastin e 119-vjetorit të lindjes, të shkrimtarit dhe nismëtarit të arsimit shqip në Kosovë, Ernest Koliqi.

Përpos fjalës përshëndetëse nga imzot Dodë Gjergji dhe Don Fatmir Koliqi, kjo ngjarje do të përcillet me program artistik, si edhe me kumtesën e Prof. Xhavit Beqirit, me temën: Ernest Koliqi – nismëtari i prozës moderne shqipe.

Programi i inaugurimit

ObserverKult

Lexo edhe:

ERNEST KOLIQI: DUERT E NÂNËS

Nga Ernest Koliqi

U zgjue. Nji të nxehtë i mërzitshëm në trup e nji rândim kreje i dhanë ndijen e zgjimit. Përgjumshëm mendën kaplue prej àvujve të gjumit, njiherë së pari s’dinte se ç’orë ishte as ku gjindej. Hapi syt e i mbajti çelë dy çasa të vetëm.


Orendít e odës së huej, ku ai përkohësisht banonte, erdhën e u futën në shikim të tij ashtu si mbytën sendet në nji liqê.

Oda me dy pasqyrat e saja, me tryeza mbushë me libra, me raft e me lavabo, qëndronte në nji gjymsë drite të lehtë.

Ai ndieu nji të dridhun trishtimi tue e pà. Ah, me çelë syt e m’u gjetë n’odën e vet, në Shqipní! Kapakët e dritoreve t’afruem e koltrinat e bardha zbutshin dritën, e cila jashtë dukej e gjallë. Ishte mbasdite.

Prap mbylli syt. E atëherë heshtja i u avit si dét mje ke veshët.
Xhamat e dritoreve të hapuna lêjshin me hy n’odë zhurmën e zânet e rrugës. Ai banonte në nji ndër udha má të qeta t’atij qyteti të huej…Nji zile tringulloi e pak mbrapa nji portë krisi tue u hapë e tue u mbyllë; do hapa kumbuen e u larguen; nji zâ grueje i largët thirri e mbandej qeshi.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU